Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.
Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.
“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme.
Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares.Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.
I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.
Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është kryer nga i njëjti grup për përfitime materiale.
Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.
Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski./PrishtinaSot/