Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

 

 

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Gazeta raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Gazeta ka mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit. Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije për Prishtina Sot se viktima është Gjyljeta Ukella, ishte asistente e stomatologjisë QKMF në Pejë./Prishtina Sot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d