Se sulmet seksuale janë mjaft të shpeshta në vendin tonë kjo nuk do edhe shumë koment, ngase rastet e tilla raportohen mjaft shpesh në media, por ajo që mbetet mjaft shqetësuese është se ato po ndodhin ndaj vajzave të mitura ku pedofilët në të shumtën e rasteve janë të rriturit.
E një sulm seksual ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku një 40 vjeçar është arrestuar.
Gazeta ka mësuar se burri i dyshuar që ka sulmuar vajzën e mitur është Ahmet Bardiqi, që mësohet se ka të kaluar kriminale.
E lidhur më rastin ka zbuluar edhe disa detaje ekskluzive se si ka ndodhur ky sulm seksual ndaj të miturës në Prishtinë.
Rasti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Mark Isaku” ku thuhet se e mitura ka qenë duke luajtur para ndërtesës së saj, ku i është afruar i dyshuari për t’i kërkuar ndihmë për t’i pastruar duart në banesën e saj, dhe pasi janë futur në ashensor, i dyshuari e ka dërguar në parkingun nëntokësor dhe ka filluar ta prek të miturën në pjesët intime, pastaj vajza e vogël ka reaguar dhe ka filluar të bërtas duke kërkuar ndihmë.
Rastin për sulmin seksual e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.