Zbardhet dosja që u prangos Ilir Beqaj, akuzohet për abuzimet me fondet e BE

Ilir Beqja u vu sot në pranga për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian.

Edhe pse SPAK mban prej vitesh në hetim abuzimet me koncesionet në shëndetësi, që përllogariten me një dëm në miliona euro, duket se presioni ndërkombëtar për taskat e qytetarëve europian ka detyruar SPAK të vihet në lëvizje për arrestim.

Por ndërsa Beqja akuzohet për fondet e BE-së SPAK ështëttreguar amnistues ndaj Ilir Beqajt sa i përketë abuzimeve me koncesionet në shëndetësi.

Ndërsa akuzohet dhe është nën hetim për abuzimin mbi 100 milionë euro të taksave të shqiptarëve me koncesionet në shëndetësi, duket se 0. 5 milionë eurot e taksapaguesve europian janë më të vlefshme për SPAK se sa miliona euro të shqiptarëve.

Dosja për të cilën Ilir Beqja është arrestuar lidhet me abuzimet e fondeve të Bashkimit Europian, ku Beqja sëbashku me bashkpunëtorët e tij, kishin ndërtuar një skemë faturash fictive për të përfituar këto fonde.

Procedimi që dërgoi në pranga Ilir Beqaj u regjistrua në shtator të 2023, në kohën kur vetë SPAK, e kishte amnistuar lidhur me dosjen e “Sterilizimit”, duke i caktuar vetëm masën detyrim paraqitje për shpërdorim detyre.

Beqaj vijonte të sfidonte drejtësinë, duke mbërritur në SPAK madje edhe me makinën e Ermal Kurtulajt, kur sapo ishin dhënë sinjalizimet se ky personazh kishte rol të rëndësishëm më pastrimin e parave.

Fshehje e mosdeklarim pasurie, pastrim parash dhe korrupsion ishin veprat për të cilat SPAK nisi hetimin.

Në dhjetor të vitit të kaluar Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij iu ushtrua një kontroll i imtësishëm në banesa e zyra, ku u gjetën fatura fiktive, kontrata e dokumentacion me vlerë për hetimin. Ilir Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik në nëntor 2022 dhe qëndroi 1 vit në këtë funksion.

Procedimi i shtatorit nisi me emrin e Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohej se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Më datë 29 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në banesën e Beqajt teksa ky i fundit dhe Kurtulaj, sipas SPAK, akuzohen se lëshonin faturave fiktive nga SASPAC për kompani të ndryshme, për përfitues fundor pikërisht këta ta fundit

Në vendimin e dhjetorit për kontrollet, SPAK evidenton 8 episode të Ermal Kurtulajt që lidhen me pagesa dhjetëra mijëra euro, mes të cilave një faturë 35.200 euro me “Nine Servicec INT”, dy të tjera me nga rreth 1.7 mln lekë të reja po nga kjo kompani. Fatura fiktive sipas SPAK janë lëshuar edhe nga shoqata si ‘Good Health’ dhe FIAA.

Ermal Kurtulaj, pretendon prokuroria kishte njohje të hershme me Beqajn, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.

Më datë 16 gusht 2023 drejt projektit EUSAIR është lëshuar një faturë tatimore për ‘Landways International’ me vlerë 149. 809 euro.

Në të njëjtën ditë restoranti ‘Gzona’ në Tiranë ka lëshuar drejt ‘Landëays International’ një faturë shërbim kateringu me vlerë rreth 40 mijë euro.

Restoranti “Gzona” sipas SPAK, është përdorur që biznese të cilat merrnin para nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që menaxhohet nga SASPAC, kthenin në formën e ryshfetit një pjesë të parave.

Ky restorant me emrin në QKB ‘Albanian food and hospitality’ ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe që në fund i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i disa kompanive të tjera.

Nga përgjimet e SPAK dyshon se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d