Ylli i muzikës reggaeton, Don Omar, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer . Këngëtari 46-vjeçar dha lajmin tronditës përmes llogarisë së tij në Instagram të hënën në mëngjes.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer,” shkroi Don Omar.
Superylli i muzikës urbane latine nuk zbuloi se për çfarë lloj kanceri po trajtohet.
Lajmi tronditës vjen pasi Don Omar përfundoi në prill gjysmën e parë të turneut të tij “Back to Reggaeton” në 20 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.