Përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në xhudo, Laura Fazliu, sot nis rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.
Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë për shkak se është bartësja e tretë. Në xhiron e dytë, Laura e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Watanabe nga Filipinet.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe Laura shfaq formën e saj të mirë, atëherë gjasat janë të mëdha që Kosova të siguroj edhe një medalje tjetër olimpike pas të argjendtës të Distria Krasniqit.
Garat e xhudos nisin prej orës 10:00 në ditën e sotme. Ndërkohë, prej orës 11:00 në skenë do të dalë edhe notari Adell Shaboviq.
Shaboviq paraqitet në disiplinën 100 metra stil i lirë.