Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

 

 

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim Fejzullahu, tha se ata si familjarë kërkojnë vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha xhaxhai i ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d