Xhaka – Serbia, futbollisti i Zvicrës Remo Freuler: Nuk jam truproja e Granitit!

 

 

Kombëtarja e Zvicrës të shtunën luan ndeshjen ndaj Serbisë në UEFA Nations League dhe tashmë kjo lojë ka marrë vemendjen e plotë për shkak të Granit Xhakës.

Remo Freuler u paraqit në konferencë për media para ndeshjes dhe tha disa fjalë për këtë duel, shkruan Indeksonline “Herën e kaluar nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur, tani është më ndryshe. Sigurisht që dinamika ka ndryshuar pak, por kjo është një mundësi e mirë që lojtarët e rinj të promovojnë veten”, u shpreh Freuler

Freuler foli edhe për Granit Xhakën, i cili do të jetë i pranishëm në Beograd, vend ky që nuk është i mirëpirtur aspak ndonjë lojtar shqiptar.

“Sigurisht që unë nuk jam truproja e Granit Xhakës. Por, mendoj se nuk do të ndodhë asgjë e keqe”, tha lojtari “helvetik”.

Kujtojmë që ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën nga ora 20:45 në stadiumin “Duboçica”.

Përveç Granit Xhakës, në grumbullimin e Zvicrës është edhe lojtari tjetër shqiptar, Andi Zeqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d