Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin ka fituar Superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Shtutgartin pas penalltive.
Leverkuseni me dhjetë lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Terrier në pjesën e parë, arriti të siguronte trofeun.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2 me 2, ndërkaq kampioni gjerman u tregua më i saktë në ekzekutimin e penalltive.