Xhaferi kryeministër, deputetja shqiptare në Maqedoni të Veriut: Po arrihet ajo që e quajtëm ëndërr

 

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me kabinetin e tij ka dhënë dorëheqje. Vendin e tij pritet ta merr kryetari aktual i parlamentit, Talat Xhaferi, që do të jetë shqiptari i parë në krye të ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut.

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arta Bilalli Zendeli, këtë lëvizje po e vlerëson të suksesshme.

Sipas saj, po arrihet ajo që fillimisht ishte quajtur ëndërr, teksa tha se shumë pak njerëz i besonin para ca viteve se kjo do të bëhet realitet.

“Ne gjithmonë besuam dhe tani jam shume e lumtur që të dielën do të votojmë për kryeministrin e parë shqiptar. Nuk ka shqiptar që nuk është krenar me këtë arritje”.

“Si subjekte politike kemi edhe kundërshtarë politikë, megjithatë disponimi është sepse është thyer një tabu e madhe dhe kjo bën një jehonë të madhe ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë”, deklaroi Bilalli-Zendeli.

Tutje ajo shtoi se për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka qenë ëndërr që të arrijnë barazi me komunitetin maqedonas dhe se deri para disa vitesh as që ka qenë e mundur që të arrihet një gjë e këtillë politike ku kryeministri do të jetë shqiptar.

“Nuk ka se si të mos i faktorizojë shqiptarët kjo çështje. Ne kemi thyer tabu. Tani na duhet vetëm punë që ta mbrojmë dhe ruajmë këtë barazi që e kemi arritur”.

“Quhet si kryeministër teknik, megjithatë qeveria do të funksionojë në formatin e plotë të saj. Do t’i ketë të gjitha kompetencat siç i ka kryeministri normal”, sqaroi deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d