Xavi Hernandez ka paralajmëruar trajnerin e ri të Barcelonës se ai do të “vuajë”, duke shtuar se do të jetë në një pozicion të ndërlikuar.
Hansi Flick pritet të marrë drejtimin e katalanasve, pas shkarkimit të spanjolliXavi tha se trajneri i ri duhet të jetë i durueshëm dhe se e vetmja gjë që e shpëton atë është fitorja.
“Do të doja t’i them trajnerit të ri se do të vuajë dhe se duhet të jetë i durueshëm, është një pozicion shumë i ndërlikuar. E vetmja gjë që do ta shpëtojë trajnerin e ri është fitorja”, deklaroi ai.
Tutje Xavi tha se do të ishte një nder për të nëse një ditë do të kthehet në Barcelonë.
“Do të ishte një tjetër nder të kthehesha në klubin e jetës sime një ditë… do të shohim. Tifozët duhet të kuptojnë se situata ekonomike është e vështirë. Po largohem me dashurinë e fansave dhe kjo më mbush me krenari”, deklaroi ai.