Wesley Clark: S`ka stabilitet Kosovë-Serbi përsa kohë ndërhyn Rusia!

 

 

Njeriu që udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore të NATO-s kundër objektivave në Serbi gjatë luftës së Kosovës, gjenerali tashmë në pension Wesley Clark thotë se nuk mund të ketë stabilitet të vërtetë në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, përsa kohë Moska nuk tërheq nga rajoni ambiciet e saj imperialiste.

Në një intervistë dhënë REL dy dekada e gjysmë nga përfundimi i sulmeve, Clark e përshkruan Serbinë si një “magnet të vërtetë, që tërheq ambiciet imperialiste ruse në Europë”. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon – në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë, u shpreh ai. “Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, ishte mesazhi i qartë i Clark.

Serbia, u shpreh prerazi ai, nuk do paqe ndërsa Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar. Rrugëdalja do të ishte sipas gjeneralit, mposhtja e Rusisë në Ukrainë dhe tërheqja e Moskës për Beogradin. Ai nuk e përjashton ndërkohë rrezikun e një konflikti tjetër në Kosovë. “Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi. Së fundi, pamë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin presidenti serb Vuçiç, mohoi të ketë gisht. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar”, shprehet Clark.

“Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d