Weber për Asociacionin: Kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

 

 

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Berlin të Gjermanisë, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Sinjali ka deklaruar se nuk pret që çështja e anëtarësimit të Kosovës të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Weber ka deklaruar se kësisoj do të pa parandalohej një votë negative, votë e pasuksesshme për Kosovën.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë pasi shtetet perëndimore i vendosën Kosovës një kusht për ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tutje ka shtuar se optimizmi i demonstruar i Kosovës për këtë çështje është bazuar tërësisht në procesin formal të aplikimit dhe kushtëzimit, raporton Sinjali.

“Kryeministri Kurti ka të drejtë formalisht, por i mungon pika politike: Siç thashë, siç e ka dëshmuar aplikimi i fundit i dështuar për anëtarësim, është procesi formal i aplikimit dhe kushtet formale, dhe më pas është konteksti më i gjerë politik i dialogut politik, pavarësisht nëse ky është i drejtë dhe kuptimplotë apo jo. Kështu, pavarësisht se kryeqytetet evropiane në fund të procesit e bënë të qartë “kushtin” e tyre politik, kjo nuk duhet të ishte vërtet befasi. Ka dy arsye potenciale për dështimin e anëtarësimit të Kosovës, ose qeveria ka qenë naive duke mos kuptuar pjesën politike të “kushtëzimit”, ose ata e kanë kuptuar, por kanë menduar se mund t’i tejkalojnë kryeqytetet evropiane dhe t’i shtyjnë drejt mbështetjes. Nuk besoj se kryeministri Kurti është naiv.” – tha Weber për Sinjalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d