Waitz: Do të isha i nderuar nëse do të zgjidhesha raportues për Kosovën

 

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit, për të cilin mediat raportuan se është potencialisht raportuesi i ri i PE-së për Kosovën, ka thënë se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme.

Waitz thotë gjithashtu se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në rajonin e Serbisë/Kosovës në veçanti”, tha eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.

Mediat ditëve të fundit raportuar se deputeti i PE-së Waitz mund të jetë raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Për gjithë dekadën e fundit, postin e raportuesit për Kosovën në PE e kanë zënë të Gjelbrit. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 këtë post e ka mbajtur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, ndërsa para saj austriakja Ulrike Lunaçek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d