VV-ja s’e përkrah në Kuvend rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik

 

 

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro. Kështu ka vendosur Kuvendi i Kosovës të enjten në shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024.

Shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç dy deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë votuar kundër propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për ngritje të vlerës së koeficientit në 115 euro.

“Po besoj që kryetari i komisionit duhet me specifiku që amandamenti 7, pika a, është me mbështetje të komisionit funksional dhe ka të bëjë me koeficientin e ligjit të pagave të bëhet 115 euro. Pra, ka kalu në komision dhe ka marrë përkrahjen e komisionit funksional”, tha deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili i dha mbështetje këtij amandamenti, ashtu sikurse kolegu i tij Visar Korenica, i cili votoi po ashtu pro amandamentit.

Megjithatë, Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se shumica nuk e përkrah këtë amandament.

Amandamenti i propozuar nga opozita parashihte rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik për vitin 2024 në 115 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d