Vuçiqi e quan bisedën me Sarrazinin si të “hapur e direkte”, e përmend edhe Asociacionin

 

 

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka takuar Manuel Sarrazinin, të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, me të cilin ka biseduar në lidhje me normalizimin me Kosovën.

Vuçiqi e ka quajtur bisedën me Sarrazinin si “të hapur dhe direkte”.

Tutje, në shkrimin e tij, Vuçiqi e ka përmendur edhe çështjen e formimit të Asociacionit nga ana e Kosovës.

“Një tjetër bisedë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me @therealsarrazin për situatën në rajon, marrëveshjet e paplotësuara nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë ato që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë dhe formimin e Asociacionit, vazhdimi. të rrugës evropiane të Serbisë, përfshirjen e RF të Gjermanisë në proceset rajonale dhe marrëdhëniet tona dypalëshe” – ka shkruar presidenti serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d