Vuçiq pretendon se ‘Bayraktarët e Kosovës’ u ngritën 6 mijë metra në Gjakovë për të ‘zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot ka vizituar bazën ushtarake “Banjica 2”, ku edhe ka folur për situatën e sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit serb ka përmendur edhe dronët “Bayraktar” të blerë nga Kosova.

Siç pretendon ai, përgjatë periudhës kohore 5-20 qershor ata janë ngritur në lartësi prej 5 mijë e 800 metrave “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”, shkruan KO.

Ai gjithashtu ka pretenduar se edhe avionë gjerman e suedez kanë realizuar fotografime nga jashtë Serbisë për “shkak të prezencës së ushtrisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d