Vritet një 65-vjeçar në Sarandë, u godit brutalisht me shishe qelqi

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Dyshohet se për motive të ulëta, një 42 vjeçar ka goditur me shishe qelqi një 65 vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore, raporton TCH.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kritik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d