Pesë persona janë vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite të premten.
Kështu deklaroi Autoriteti Palestinez.
Ushtria e Izraelit tha në një komunikatë se forcat e saj e rrethuan një ndërtesë në qytetin Xhenin, ku militantët ishin barrikaduar dhe se një avion luftarak izraelit e goditi këtë zonë.
Së paku 12 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë kësaj jave në Bregun Perëndimor, ku tensionet janë rritur shumë prej se nisi lufta në Rripin e Gazës në tetor.