Policia e Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, ka realizuar disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.
Në njoftim thuhet se me urdhërarrest ndërkombëtar në periudhën e parë të këtij viti, janë arrestuar pesë persona.
“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.
Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale “Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.
Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale “Grabitje e rëndë”, “Krim i kryer në bashkëpunim”, “Krim i përsëritur”, “Zhvatje” dhe “Krim kundër ambientit’.
Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Dhunë në familje”.
Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje”. – thuhet në njoftim.
Ndërsa janë zhvilluar tetë aksione për ekstradime, transferime dhe depërtime.
“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.
Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L. , qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale “Shkaktim i aksidentit me fatalitet”.
Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve”.
Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë’’ dhe ’’Grabitje”.
Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.
Me datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.
Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare.”