Vrasja e rëndë për një borxh prej 300 eurosh në Klinë: 84 vjet burgim ndaj pesë të akuzuarve

 

 

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi, duke i dënuar me 84 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e F.H., në Volljakë të Klinës.

Ndaj të akuzuarit Nderim Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, gjykata ka shqiptuar dënim me 28 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 10 vite, për veprën e tretë “Armëmbajtje pa leje” me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 28 vjet burgim.

I akuzuari Basri Gashi për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, u dënua me 11 vjet burgim, për të dytën “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vite burgim. Ndaj të njëjtit, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.

I akuzuari i tretë Agron Gashi, për veprën e parë penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, u dënua me 11 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vjet burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.

I akuzuari i katërt Ardit Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.

I akuzuari i pestë Bahri Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.

I akuzuari i gjashtë Ylli Gashi, u lirua nga akuza për tri vepra penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa, i akuzuari Ylli Gashi u lirua nga akuza, raporton Betimi për Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d