Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli pritet të marrë vendim për Dardan Krivaqën

 

 

Dardan Krivaqa, më 4 gusht të këtij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndaj këtij vendimi pati vendosur që të ankohet mbrojtja e Krivaqës.

Në janar të vitit të ardhshëm pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Themelores ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa e Arbër Sjediu.

“Ështe caktuar seanca e kolegjit ne cështjen penale kunder te akuzuarit Dardan Krivaça për shkak te vepres penale dhunim nga neni 227 par.4 nënpar.4.1 lidhur me par.1 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves (KPRK-s) dhe vepres penale ne bashkekryerje vrasje e rënde nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 te KPRK-se, si dhe kunder te akuzuarit Arber Sejdiu për shkak te veprës penale ndihme ne kryerjen e dhunimit nga neni 227 par.4 nënpar. 4.1 lidhur me par. 1 dhe nenin 33 te KPRK-se dhe vepres penale ne bashkökryerje vrasje e rende nga neni 173 par. 1 nenpar. 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, duke vendosur sipas ankeses sẽ Prokurorise Themelore ne Ferizaj-Departmenti per Krime te Renda, mbrotesit te akuzuarit Dardan Krivaça, av. Admir Salihu, mbrojtesve te akuzuarit Arber Sejdiu, av. Arbnora Shefkiu dhe av. Avni Ibrahimi, si dhe perfaqësuesit te paleve te demtuara Muhabi dhe Valdete Osmani, av. Gazmend Rexhepi, te ushtruara kunder Aktgiykimit te Gykates Themelore ne Ferizaj – Departmenti per Krime te Renda, 2022:132923 i dates 04.08.2023.”, thuhet në njoftimin e Apelit qe e ka siguruar Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d