Vrasja e Liridona Ademajt, Kusari-Lila flet për njohjen e saj me Naim Murselin

 

 

Mimoza Kusari Lira, ka folur rreth rastit tragjik të vrasjes së Liridona Ademjat. Në një intervistë për televizionin ATV, ajo tregoi se e ka njohur Naim Murselin shumë pak.

“Unë e kam njohur Naim Murselin shumë shkurt, në periudhën kur jam zgjedhur në krye të Gjakovës”, tha ajo. “Pas tragjedisë të gjithë jemi ndje të mbrojtur pak ma konfident me faktin që janë zbuluar shumë shpejt, por duhet të zbardhet deri në fund i gjithë rasti”..

Kusari Lila tregoi edhe se si duhet të trajtohet ky rast.

“Nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar, nëse është angazhuar vrasës me pagesë për tu vrarë një grua, duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”, tha ajo.

Tutje, shefja e deputetëve të LVV-së bëri thirrje që të parandalohet një ripërtëritje e këtij skenari, parandalimi është shumë i rëndësishëm.

“Nuk duhet asnjë grua apo vajzë tjetër ta lëmë të kaloj nëpër një ankth, tmerr dhe vrasje të tillë”, tha Kusari Lila. /PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d