Vrasja e Abedin Bytyqit, 75 vjet burgim për tre të akuzuarit

 

 

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vjet burgim ndaj tre (3) të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytja në vrasje të rëndë të Abedin Bytyqit.

Në vendimin e gjykatës i akuzuari Murat Ademi dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjetësh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar.

I akuzuari Fadil Feitu dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjetësh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme dhe nga data 20.05.2019 e më tej).

E akuzuara Resmije Bytyqi dënohet me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjetësh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndëramrrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d