Gjykata ka ngritur aktakuzë ndaj Elton Kadriut dhe Artiol Abdullahut për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva.
Gazeta ka marrë vesh se të dyve iu është ngarkuar vepra penale “vrasje e rëndë” në aktakuzë. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin edhe avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi. I njëjti s’ka dhënë më shumë detaje.
Deri më tani, dy të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”. /Prishtina Sot/