Vodhi veturën e mërgimtarit, policia e arreston hajnin në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që kishte vjedhur një veturë me targa gjermane, transmeton Prishtina Sot.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09 e 30 minuta në rrugën “Rexhep Elmazi” në Gjilan. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa ndaj të dyshuarit është hapur rasti për vjedhje të rëndë./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d