Vjosa Osmani për Shkurte Fejzën: Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë Kosovës zë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në koncertin e organizuar nga Shkurte Fejza.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se këngët e Shkurte Fejzës janë himnet tona të përbotshme.

Tutje, Presidentja shtoi se kur Kosova ishte në kohë të vështira, Shkurta I dha zë popullit të Kosovës.

‘’Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!

Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!’’ ka shkruar Osmani. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d