Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite, ajo ka shkuar në kompaninë e helikopterëve Bell ku ka bërë edhe mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane.
“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani.
Osmani me performancën e helikopterit e ka kopjuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në vitin 2021 kishte pilotuar një helikopter.