Ish -Presidenti Donald Trump i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati ndaj tij në një tubim zgjedhor në Pensilvania.
Në reagimin e parë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Trump ka konfirmuar se është qëlluar me armë, duke thënë se plumbi ia ka shpuar veshin. “E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova, një zhurmë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Truth Social.
Ish-presidenti Trump ka falënderuar Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit “për reagimin e tyre të shpejtë”.
“Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit në tubim që u vra, si dhe familjes së një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë”, tha ai në postim.
“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tashmë është i vdekur”, shton ai.
Trump e mbylli postimin me, “Zoti e bekoftë AMERIKËN”.