Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rënd që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku hajnat kanë vjedhur nga një shtëpi stoli ari dhe një veturë, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
PK’ja ka bërë të ditur edhe se rasti është duke u hetuar.
“VJEDHJE E RËNDË – Fushë Kosovë 03.01.2024 . Me 30.03.2024 ankuesja femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit, ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi kishte vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe ishin vjedhur, stoli ari si dhe veturën e saj €. Rasti nën hetime”, ka thënë PK’ja në raportin e saj.