Vjedhja e dyerve dhe dritareve në Ngrohtoren në Gjakovë: Këta janë dy të arrestuarit, dëmi rreth 20 mijë €

 

 

Një rast mjaft i pazakontë vjedhje ka ndodhur dje në ngrohtoren e qytetit në Gjakovë, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës pas një operacioni intensiv, ka arritur që t’i kap të dy të dyshuarit të cilët vodhën dyer e dritare dhe i dërguan në një hekurishte pronë e njërit nga të dyshuarit, gazeta mëson ekskluzivisht se të dyshuarit për vjedhje janë Shaip Xherra dhe Valon Dobruna.

Xherra dyshohet se e ka kryer vjedhjen dhe gjësendet që i kishte marr i ka dërguar në deponinë e hekurishtes “Eurounited”, pronë e Dobrunës.

Dëmi që është shkaktuar nga kjo vjedhje kap vlerën e rreth 20 mijë eurove, ku janë marr rreth 40 dritare dhe disa dyer.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d