Vitia pa paga, mësimdhënësit kërcënojnë me grevë brenda dy dite

 

 

Mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Vitisë, janë të vetmit që nuk kanë marrë pagat e muajit shtator në Kosovë, andaj të njëjtit janë gati të hynë në grevë. Ministria e Financave dhe Komuna e Vitisë ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Nxënësit e shkollës “ Dëshmorët e Vitisë” në po këtë komunë, mund të zhvillojnë mësimin e rregullt të paktën edhe dy ditë.

Kjo pasi që mësimdhënësit e tyre, pritet të hynë në grevë nëse nuk marrin pagat për muajin e kaluar, e që janë të vetmit në tërë Kosovën.

Kështu thotë se u paralajmërua drejtori i kësaj shkolle fillore.

“Me keqardhje, një pjesë e punëtorëve tash edhe kamata nëpër kredi iu llogaritët, deklarohen se brenda 2-3 dite, nëse nuk iu ekzekutohen pagat kanë më hy edhe në protesta ose greva,” tha për Dukagjinin Qemajl Hyseni, drejtor i shkollës “ Dëshmorët e Vitisë”.

I njëjti thotë që nga punëtoret e tij, përfshirë edhe ata teknik kanë thënë se nuk kanë mjete as për të dal në punë.

“Një pjesë e stafit mbështetës, janë në gjendje financiare më të rëndë, ata thonë se nuk kanë naftë për të ardh në punë,” shtoi Hyseni.

Nga Ministria e Financave nuk dhanë kohë se kur do të zgjidhet ky problem.

Ata thanë se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani.

Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës.

Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është sipas tyre është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

Krejt këto po i mohon i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti që thotë se ndërrimet buxhetore nuk mund të i bëjnë pa miratimin e kuvendit Komunal.

Për të cilën i thanë shumë pak kohë ministria.

“Ne kemi kërku që me mbajtë kuvendi takim, që është afati ligjor 3 ditë oër kuvend të jashtëzakonshëm, ata na kanë dhanë vetëm një orë, në anën tjetër edhe sikur të mbajmë kuvend ne, ne jemi në minus 3 milion e gjysmë na kanë marrë në 2024-tën,” tha Haliti.

Haliti insiton se këtë ministria po e bënë me qëllim, dhe kanë filluar me fushatë.

Ndërkohë thotë se një problem i tillë mund të zgjidhet brenda ditës, kurse nga MFPT thanë që që Komuna e Vitisë kur të bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, ministria është e gatshmë që menjëherë të bëjë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d