Puna e tyre e zakonshme, siç edhe e tregon emri i njësisë që janë pjesë, nënkupton situatat me rrezikun më të lartë të mundshëm për sigurinë e përgjithshme. Shumicën e herëve, shpejtë përfundojën punë, heqin maskat me tu kthyer në stacione e nuk identifikohen në publik.
Por, këtë vit, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese e Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive publiku i pa dhe i dëgjoi.
U rreshtuan para qeverisë në shenjë proteste, për të adresuar pakënaqësitë e tyre, që lidheshin me propozimin e Kryeministrit, bërë në mbledhjen e 27 tetorit, ku tregoi për shtesat për pjesëtarët e Policisë.
Ish koloneli Hysen Gecaj thotë se megjithëse nuk është një pamje e mirë, protesta ka qenë e pashmangshme.
“Mua asnëjherë nuk më pëlen të i shoh policët dhe ushtarakët duke protestu mirpo ata kanë të drejtë në protestë megjithse një gjë e tillë do të duhej të bëhej ndërmjet zingjirit komandues dhe të jepej sinjal që Policia është e pakëndaruq breda për brenda institucionit por nëse ata e kanë bërë një gjë të tillë dhe kanë has në vesh të shurdhër në vesh të Qeverisë ata janë detyru që të dalin dhe të protestojnë”, ka thënë Hysen Gecaj – Ish-Kolonel.
Në vesh të shurdhër duket se i shkuan kërkesat ndonëse edhe ia thanë sy më sy kryeministrit të Kosovës në një takim zyrtarët policor.
Ndaj, dolën prap për të protestuar.
Ksaj here iu bashkuan edhe Sindikata e Policisë së Kosovës e edhe efektivë të njësive të ndryshme të Policisë.
Pos shtesës për rrëzikshmërinë dhe përfshirjën në listën e eskpertëve u shtuan kërkesat të radhitura: gjithsej 14 të tilla.
Përfaqësuesi i tyre, i pari i sindikatës, Imer Zeqiri përmendi prioritetet e të gjithë policëve të Republikës së Kosovës.
“Ne të gjitha kërkesat që i kemi adresuar kanë qenë kërkesa të pjestarëve të Policisë së Kosovëës të cilat janë adresu tek ne si sindikatë. Ne kemi ligjin për pensionim që jemi kaherë duke e kërkuar, ligji për pensionim në moshën 55 vjecare, jemi duke kërku shujtën, pagën e 13-të që I kemi të garantuara me një udhëzim administrativ, jemi duke kërkuar që të bëhet pagesa e atyre që udhëtojnë larg, kemi kërkuar shtesa për punë të vecantë e shtesën për rrezikshmëri”, ka deklaruar Imer Zeqiri – Sindikata e Policisë.
Kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ende e zmbrapsja nuk është alternativë për policët elitar.
Megjithatë, tentativat për gjetjen e një zgjidhje për kërkesat e tyre kanë vazhduar, me takime që janë mbajtur në fund të vitit, të cilat u konsideruan si shpresëdhënëse për një zgjidhje në favor të policëve gjatë janarit.