Vilë, banesë, restorant, plot vetura, autoblindë dhe ekskavator – lista e pasurive që iu konfiskuan Radoiçiqit

 

 

Autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të kryeterroristit Millan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar, ku mbeti i vdekur një polic.

Tashmë është publikuar lista e gjatë e pronave që janë konfiskuar, ku përfshihen vila, banesa, dhjetëra vetura, restorant e të tjera.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, në një aksion në veri, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin terrorist në Banjskë.

Nga Policia kanë bërë me dije se ka pasur një urdhër të Gjykatës për konfiskimin e tri pronave, vilës së Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d