Gjatë vikendit të fundit, në rrugët e Kosovës është vërejtur një numër i madh i aksidenteve në trafik, transmeton gazeta Prishtina Sot.
Sipas policisë, të shtunën dhe të dielën janë raportuar gjithsejtë 186 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale në Suharekë. Policia ka njoftuar se përveç aksidentit fatal kanë ndodhur edhe 58 aksidente tjera me persona të lënduar dhe 127 me dëme materiale.
Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 3 516 gjoba kundërvajëse.