Një i vdekur dhe qindra të bllokuar nën rrënoja është bilanci i tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi Japoninë perëndimore të hënën. Tërmeti ra orën 16:10, sipas kohës lokale rreth 42 kilometra në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa dhe u pasua me paralajmërime për cunami në shumë zona.
Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.