Video/ Prezantuesi britanik i lajmeve dërgohet në spital kur nuk thotë dot fjalët, humb ndjenjat papritur në program

 

 

Prezantuesi lajmeve ne rrjetin publik britanik ITV News, Rageh Omaar është në spital duke marrë kujdes mjekësor pasi u ndje keq në transmetimin direkt kur nisi të ngaterronte fjalët, teksa nuk lexonte dot tekstet që kishte në tryezë.

56 vjeçari Omaar, ishte duke lexuar lajmet e orës 22.00 mbrëmë kur papritur nisi të lëshonte tinguj pa kuptim nga goja derisa transmetimi u ndërpre.

Nuk dihet shkaku i sëmundjes së paparitur të Omar, por ITV News tha se ai po merr kujdes mjekësor dhe se shpreh mirënjohjen për urimet e shikuesve.

Një zëdhënës i ITV News tha.

‘Rageh nisi të ndjehej keq teksa po prezantonte lajmet e orës 10.00 dhe tashmë po merr kujdes mjekësor. Ai falënderon të gjithë për urimet e shërimit të shpejtë”.

ITV+1 ndërpreu shpejt programin në mometin e ngjarjes teksa një mesazh në ekran shkruante: “Rikthehemi së shpejti, për momentin nuk mund të transmetojmë shërbimin”.

Në video, Omaar shihet që mezi arrin të formojë fjalët dhe duket i tronditur teksa lexon një artikull për jetën e fundjavës”.

Omaar, gazetar britanik i lindur në Somali ka punuar më parë për BBC gjatë kohës së luftës brutale në Irak në 2003./Daily Mail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d