Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë, rrethin që lidhë rrugët “UÇK” dhe “Tirana”, sot rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët ‘UÇK’ dhe ‘Tirana’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet”.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë ajo.