Mbrëmë në një veturë të tipit “Audi” e cila ishte e parkuar në Rrugën B, i ishte vendosur eksploziv.
Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura.
Gazeta merr vesh se vetura në të cilën ishte vendosur eksplozivi i përket A.Sekiraqa, një ish i dënuar për një vrashe e që janë në hasmëri me një familje.
Në raportin 24 orësh Policia bën të ditur se një person ka raportuar rastin se i kanë montuar diçka në veturën e tij të parkuar.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë / 17.02.2024 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar. Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore./Prishtina Sot/