Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës dhe Radoiçiqit.
Seanca po drejtohet nga Enver Hoxha, ndërkohë fjalën e ka marrë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.NTahiri ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radoiçiqi në Kuvend.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radoiçiqit.
“Duhet të shihet se deri ku ka mbërri vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radoiçiqi. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtu deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cënuar asnjëherë më shumë se kësaj here. Të vërtetës s’mund t’i ikin. Do të japin përgjegjësi”, ka thënë Tahiri.