Vetëm gjatë prillit 114 çifte i dhanë fund martesës së tyre

 

 

Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës  (ASK).

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime, raporton Indeksonline.

“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d