Vetëm fituesit e shqiptarëve në Maqedoni duhet të futen në Qeveri për këto dy arsyje kryesore

Shkruan : Avdyl Mziu

Shqiptarët në Maqedoni duhen të kenë një pajtim të brendshëm që fituesi i zgjedhjeve nga ana e shqiptarëve detyrimisht të jetë pjesë e qeverisë, kjo për dy arsye:

1. Kjo do t’i pamundësonte partive maqedonase që përmes lëmoshave të merrnin aleat nga ana e shqiptarëve, duke i futur ne konkurencë këta të fundit se cila parti shqiptare po ofron çmim më të lirë.

2. Për t’i nxitur shqiptarët të marrin pjesë sa më masovikisht në zgjedhje ngase numri i madh i votave, i partisë së tyre i bënë edhe pjesë të qeverisë.
Përndryshe nëse nuk do të ishte kusht që fituesi të bëhet pjesë e qeverisë, shqiptarët nuk do të vraponin për vota, e kjo nuk do të ofronte kandidat të denjë ngase nuk është kusht vota por lojaliteti ndaj partive maqedone.

Pra për të qenë të fortë e kushtëzues ndaj palës maqedonase në njërën anë, dhe në anën tjetër që partitë të kenë shumë votues, përkrahje më të madhe, e të votuarit më me kredibilitet, duhet gjithësesi të vendosin si standard të padiskutuar që vetëm fituesi të ketë të drejtë të bëhet pjesë e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d