Vetëdorëzohet i dyshuari në plagosjen e trefishtë në Gjakovë

 

 

Shkëlzen Ahmeti, djali i ish-kryeshefit të “KRU Gjakova”, Ismet Ahmetit i dyshuar për plagosjen e tre personave, sot është vetëdorëzuar në polici. Ai ndodhej në arrati qysh nga muaji mars.

Përveç kësaj, Ahmeti mësohet se ka arritur një marrëveshje me palën e dëmtuar.

“Është vet-dorëzuar dhe ka arritur një marrëveshje me palët e dëmtuara dhe në polici është mbrojtur në heshtje”, i tha ky burim Insajderit.

Policia e Kosovës rastin po e hetonte si “vrasje në tentativë”

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi raportoi se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ të plagosur mbetën dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d