Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet që ndodhi dje në Sllatinë, ku vdiqën dy persona.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, ku drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka përfunduar jashtë rrugës e është rrokullisur
Drejtuesi i automjetit ka vdekur në vendngjarje, e një grua ka vdekur në QKUK pas lëndimeve të marra. Të lënduara kanë mbetur edhe tri gra të tjera.
“Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML përobduksion”.