Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku një veturë është përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi njoftoi se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi.