Vërshimet në rajon, nga IHMK thonë se Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet

 

 

Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.

Në këtë situatë alarmante, ka folur Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, rreth rrezikut të mundshëm për vendin tonë.

Aliu konfirmoi për Klan Kosova se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar, dhe theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.

Ndryshe, situatë e rëndë si pasojë e përmbytjeve është aktualisht në Bosnjë e Hercegovinë, ku kanë humbur jetën së paku 20 persona.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez tha se deri më tani sipas informacioneve të ende të pakonfirmuara janë 20 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike në këtë shtet.

Ai tha në Al Jazeera Balkans se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës, të policisë dhe të forcave ndërkombëtare janë të angazhuar dhe po merren me gjendjen në terren. “Ne do të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e tjera”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d