Vendosja e kryqit në Podujevë, policia nis hetimet

 

 

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vendosjen e një kryqi në Bajçinë të Podujevës, transmeton Prishtina Sot.

Persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës. Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

 “Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d