Vendosen kamera të sigurisë në Veri të Mitrovicës, me hapa të sigurt drejt një kontrolli të plotë

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitetin e saj në shërbim të luftimit të krimit të organizuar në Veri të vendit. Ata kanë marrë një ndër veprimet më të mira të mundshme duke vendosur kamera të sigurisë së pari në Mitrovicën e Veriut duke vazhduar mëpastaj edhe në komunat tjera veriore.

 

Kjo ka bërë që të ketë entuziazëm të madh tek qytetarët shqiptarë të kësaj pjese të vendit, duke ditur që nëpërmjet vendosjes së kamerave të sigurisë është më i lehtë luftimi i kriminalitetit në atë pjesë të vendit.

Mbi 200 kamera të sigurisë janë paraparë të vendosen në këtë periudhë kohore që do vazhdojë mëpastaj edhe me vendosjen e kamerave tjera detektuese.

Kjo do jetë një mbështetje e fuqishme për Policinë e Kosovës.

Prej ardhjes së Qeverisë Kurti, Veriu i vendit ka marrë fokusin e nevojshëm për mbështetje të strukturave të sigurisë në vendin tonë.

Veriu i Kosovës po njihet edhe si pika e fortë e Qeverisë Kurti në zgjedhjet e ardhshme nëpërmjet së cilit qeveria e tanishme po gjenë përkrahje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d