Vendim historik: Norvegjia, Irlanda e Spanja do ta njohin Palestinën

 

 

Norvegjia, Irlanda dhe Spanja kanë njoftuar se do ta njohin shtetin palestinez, raporton BBC. Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, të mërkurën në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur vendim historik për njohjen e Palestinës si shtet.

Siç theksoi kryeministri i Norvegjisë, njohja do të hyjë në fuqi më 28 maj.

“Nuk mund të ketë paqe pa krijimin e një shteti palestinez. Në mes të luftës, me dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur, ne duhet të mbajmë gjallë të vetmen gjë që mund të sigurojë shtëpi të sigurt për izraelitët dhe palestinezët. Dy shtete që mund të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”, ka thënë kryeministri gjatë një konference për shtyp.

Pas tij edhe kryeministri irlandez, Simon Harris ka njoftuar se shteti i tij do ta njohë Palestinën si shtet.

Siç zbuloi edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili tha se shteti i tij do ta njohë Palestinën më 28 maj.

Të paktën 140 shtete të Kombee të Bashkuara e njohin shtetin palestinez.

Por të tjera – përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e njohin zyrtarisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d