Sonte zhvillohet java e tretë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.
Faqja e njohur e sportit “Onefootball” ka rikujtuar golashënuesitë më të mirë në këtë kompeticion të UEFA-s, të themeluar vite më parë, shkruan Indeksonline
Futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në këtë kompeticion është Aleksandar Mitroviq, me 14 gola.
Por, në këtë listë është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi – i cili ka shënuar 10 gola, madje më shumë se Cristiano Ronaldo, që ka nëntë gola.
Me 13 gola të shënuara në UEFA Nations League është sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland.
Kurse aq sa ka Vedat Muriqi (10), ka edhe sulmuesi i Napolit dhe Belgjikës, Romelu Lukaku.
Kujtojmë se Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës në këto dy ndeshjet e tetorit (ndaj Lituanisë dhe Qipros), kjo për shkak të lëndimit që ka pësuar javë më parë sa ishte pjesë e Mallorca-s./Indeksonline/